image KGjK e KPK s'kanë inicuar ndonjë procedurë hetimore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve që e trajtuan rastin e 35 vjeçares

Drejtësi

KGjK e KPK s’kanë inicuar ndonjë procedurë hetimore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve që e trajtuan rastin e 35 vjeçares

news image

Pas vrasjes makabre të 35-vjeçares Hamide Magashi nga ish-burri i saj Sokol Halili, po vazhdojnë kritikat ndaj organeve të ndjekjes dhe hetuesisë për mos ofrim sigurie dhe neglizhencë në trajtimin e rastit. 

Derisa IPK-ja kanë konfirmur për Sinjalin se kanë nisur hetimet lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë.

Nga Këshilli Gjyqësor kanë treguar për Sinjalin se tash për tash nuk ka asnjë rast të paraqitur as në zhvillim në KGJK lidhur me inicimin e ndonjë procedure hetimore ndaj ndonjë gjyqtari të Gjyaktës Themelore të Ferizajt që ka trajtuar rastet e çiftit.

Nga Këshilli Prokurorial kanë thënë për Gazetën Sinjali se nuk kanë inicuar ndonjë procedurë hetimore ndaj ndonjë prokurori lidhur me mos veprime në trajtimin e rastit në fjalë.

Sipas zyrtarëve  të KPK në bazë të autorizimeve të saj Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit lidhur më këtë çështje penale.

Gjatë ditës nuk kanë munguar as akuzat ndaj Policisë e Gjykatës për mos ofrim të sigurisë, neglizhencë e mos efikasitet.

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, ka kërkuar nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë që të merren masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mosprofesionalizëm dhe mos efikasitet dhe ndaj Stacionit Policor Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës. 

/GazetaSinjali/