image KFOR-i me autoblinda në Bërnjak dhe me helikopterë rreth Ujmanit, monitoron situatën në veri

Siguri

KFOR-i me autoblinda në Bërnjak dhe me helikopterë rreth Ujmanit, monitoron situatën në veri

news image

Sulmet në Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Zveçan dhe në Zubin Potok, rritën tensionet në kufirin Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të monitoruar situatën në veri, përveç Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, është angazhuar edhe KFOR.

Dy automjete të blinduara të KFOR-it para një ore janë parë afër barrikadave në Bërnjak.

Po ashtu, Sinjali mëson se një helikopter i KFOR-it është parë duke bërë xhiro rreth Liqenit të Ujmanit.

Sot është dita e tetë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë dhe që nga ajo ditë, banorët e komunave me shumicë serbe kanë vendosur barrikada në pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak./Gazeta Sinjali/