image KFOR-i dhe Islanda nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin e hapsirës ajrore të ultë mbi Kosovën

Kosovë

Marrëveshje/ KFOR-i dhe Islanda nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin e hapsirës ajrore të ultë mbi Kosovën

news image

Islandës i është dhënë e drejta për të menaxhuar me hapësirën e ulët ajrore të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, nënshkroi sot një kornizë marrëveshje për menaxhimin e hapësirës ajrore të ultë mbi Kosovën, ndërsa drejtori i përgjithshëm, Arnor Sigurjonsson, e nënshkroi në emër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Islandës.

Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës, kjo sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999.

 “Marrëveshja do të kontribuojë edhe në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja. Zhvillimi i rrugëve të reja ajrore ndiqet në kuadër të takimeve të NATO-s për normalizimin e aviacionit ballkanik (BANM), që udhëhiqet nga NATO-ja dhe në të cilin mund të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Normalizimi i hapësirës ajrore të ultë të Kosovës do të shkurtojë rrugët dhe do të sjell përfitime mjedisore dhe kursime të kostove për linjat ajrore dhe aviacionin ushtarak./Gazeta Sinjali/