image Shqipëria ndër 99 shtetet më të shtrenjta në botë

Shqipëri

Shqipëria ndër 99 shtetet më të shtrenjta në botë

news image

Shqipëria është një ndër 99 shtetet më të shtrenjta në botë, nga 136 që ka listuar “Numbeo”, databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës. Këtë vit Shqipëria ka një përmirësim me 10 vende në krahasim me janarin e 2021.

Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35,5 % e shpenzimeve që duhen për të jetuar në New York, pa përfshirë Tiranën ishin sa 40.5% e mesatares së New York-ut.

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në New York janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes, ndërsa më të lira janë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kosova, renditet në vendin e 134, është më e lira në Evropë dhe ndër 6 më të lirët në botë, me 27% të mesatares së New Yorkut.

“Numbeo” përllogarit se kostot mujore të një familje me katër anëtar në Shqipëri janë 167,392 lekë pa qiranë.

Kostot mujore për një person të vetëm janë 47,720 lekë pa qiranë.

Në krahasim me ShBA, kostoja e jetesës në Shqipëri është mesatarisht 49 % më e ulët, ndërsa qiraja në Shqipëri është mesatarisht 79 % më e ulët se në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022 përllogaritet 7.5% më e lartë se mesatarja kombëtare, pasi kostot mujore të vlerësuara për një familje prej katër anëtarësh janë gati 180 mijë lekë pa qira dhe kostot mujore për një person të vetëm janë rreth 60 mijë lekë. Tirana është 61.05% më e lirë se New Yorku, raporton Klannews.

Në botë, 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Izraeli, Danimarka, Bahamas, Singapor.

Ndërsa shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani, Pakistani./GazetaSinjali/