image Liga e Kombeve: Shqipëria nis kampanjën sonte ndaj Islandës, ky pritet të jetë formacioni titullar i Kuqezinjëve

Futboll

Liga e Kombeve: Shqipëria nis kampanjën sonte ndaj Islandës, ky pritet të jetë formacioni titullar i Kuqezinjëve

news image

Shqipëria do të nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve sonte ndaj Islandës si mysafir nga ora 20:45.

Shqipëria ndodhet në grupin e dytë të Ligës B, me skuadrat si Islanda, Izrael dhe Rusia, por kjo e fundit tashmë është pezulluar nga garat e UEFA-së pas pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Trajneri Edy Reja ka menduar për formacionin që do të zbresë sonte në fushë.

Nuk ka dilema në mbrojtje, teksa në qendër do të aktivizohen treshja Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti, ndërsa Hysaj zhvendoset në të majtë dhe Balliu merr vendin në të djathtë.

Në mesfushë nuk janë Laçi e Bare dhe zgjedhjet e para për sot për teknikun italian janë Gjasula, Abrashi dhe Çekiçi.

Sulmin do ta marrë përsipër Cikalleshi dhe krah tij do të luajë Seferi, në mungesë të Brojës, Uzunit dhe Manajt.

/GazetaSinjaliSport/