image Maqedonia e Veriut fiton ndaj Islandës, siguron ‘PlayOff-in’

Futboll

Maqedonia e Veriut fiton ndaj Islandës, siguron ‘PlayOff-in’

news image

Maqedonia e Veriut ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ballkanasit triumfuan me rezultat të pastër 3-1.

Ezgjan Alioski dhe Elif Elmasi me dy gola ishin heronjtë në këtë triumf, derisa Thorsteinsson e realizoi golin e nderit për vendasit.

Ballkanasit me fitore siguruan pozitën e dytë dhe shkojnë në ‘PlayOff’, ku përmes saj ka mundësi të kualifikohet për Botëror.

Maqedonët kanë 18 pikë në vendin e dytë, derisa islandezët me 9 pikë janë në pozitën e pestë. /Gazeta Sinjali Sporti/