Klubi futbollistik Arbëria ka njoftuar se kryesia e klubit ka jepur dorëheqje, përcjell Sinjali Sport.
Presidenti i skuadrës nga Dobraja e Lipjanit, Jahir Krasniqi së bashku me kryesinë e klubit kanë dhënë dorëheqje prej të gjitha funksioneve të klubit.
Klubi i është dorëzuar kryesisë së fshatit thuhet në komunikatën me shkrim në faqen zyrtare në Facebook.
Postimi i plotë i skuadrës së Arbërisë (pa ndërhyrje):
Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje
Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.
Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.
KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.
Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.
Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupi e tifozëve “Stuhia e kuqe”.
Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.Me respekt!KF Arbëria