Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 mijë e 628 raste të reja me virusin korona në Kosovë.
Kurse, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, raporton Gazeta Sinjali.
Grupmosha 30-39 është me më së shumti të infektuar brenda 24 orëve, ku nga kjo grupmoshë janë regjistruar 653 raste të reja.
Pas saj renditet grupmosha 40-49, me 644 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa, më së paku të infektuar ka të moshës 80+, ku janë regjistruar 55 raste të reja. /GazetaSinjali/