Sot, pritet të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Delagacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpinë e Bardhë, ku është paralajmëruar mbajtja e takimit në orën 17:00 në kohën tonë lokale, por ky takim nuk ka filluar ende.
Marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet sot ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të dy shteteve./Gazeta Sinjali/