Gjatë fundjavës, Komuna e Prishtinës ka menduar që t’i bllokoj disa rrugë në kryeqytet.
Kjo komunë ka bërë të ditur se do të testojnë shtatë rrugë në Prishtinë, si rrugë njëkahore për qarkullim.
Përgjatë fundjavës (23 dhe 24 prill), këto rrugë do të jenë në funksion vetëm si rrugë njëkahore.
“Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahore për automjetet” thuhet në njoftimin e komunës.
Këto janë rrugët që do të funksionojnë si njëkahëshe, vetëm gjatë kësaj fundjave:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës;
– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia;
– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE;
– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;
– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit;
– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales;
– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.
Përndryshe, ky është testimi i dytë që Komuna e Prishtinës po bën me disa nga rrugët e qytetit.