Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar që nesër do të fillojnë punimet në disa rrugë në lagjen Dardania, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Ahmetit, nesër do të fillojnë punimet për sinjalizimin vertikal tek rrethi përballë Stacionit të Autobusëve, ndërsa disa rrugë do të kthehen në rrugë njëkahore për qarkullim.
“Nesër më 25 nëntor fillojnë punimet për vendosjen e sinjalizimit vertikal te rrethi përballë Stacionit të Autobusëve. Prandaj nga nesër deri në përfundim të punimeve, rruga “Ilaz Kodra” nga kryqëzimi me rrugët “Salih Çeku”, “Idriz Gjilani” e deri te kryqëzimi me rrugën “Liburnia” do të kthehet në rrugë njëkahore për qarkullim”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/