image Këto pjesë të Prishtinës kanë mbetur pa ujë

Sociale

Këto pjesë të Prishtinës kanë mbetur pa ujë

news image

Punimet teknike të ditës së sotme, në sanimin e linjës së ngrirë në Lagjen Mati, rruga “Muharrem Fejza”, ka bërë që objektet që janë në këtë zonë të mbesin pa furnizim me ujë.

“Ekipet janë duke punuar nga mëngjesi, mirëpo si pasojë që linja është ngrirë nga temperaturat e ulëta, shkak i një ndërtuesi që ka zbuluar linjën dhe e ka lenë të ekspozuar ndaj temperaturave të jashtme, jemi detyruar të ndërpresim ujin, për t’i hapur rrugë ndërhyrjes nga ekipet tona.

Rasti në fjalë mbyllet për 1 orë, ku edhe do rikthehet furnizimi. Në varësi të objektit dhe katit ku gjendeni mund të vonohet furnizimi edhe më shumë. Si pasojë e kësaj ndërhyrje pa ujë kanë mbetur edhe objektet në rrugën “Holgen Petersen”, “Malush Kosova” si dhe disa objekte në rrugen “B””, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

/GazetaSinjali/