image Këto pesë ushqime mëngjesi ua zgjasin jetën

Këto pesë ushqime mëngjesi ua zgjasin jetën

news image

Sekreti i jetëgjatësisë, sipas shumë studimeve, del se lidhet me mënyrën e të ushqyerit. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të hani së paku pesë porcione të pemëve dhe perimeve të ndryshme çdo ditë, ushqime me përmbajtje të lartë të fibrave si patatet, buka, orizi ose pastat, ushiqmet që kanë proteina, ose opsione të tjera, duke zgjedhur yndyrna të pangopura, dhe duke i ngrënë ato në sasi më të vogla.

Andaj, ekspertët kanë përzgjedhur disa ushqime që janë më cilësore për shëndetin. Konsulentja mjekësore Dr. Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kellow i rekomandojnë pesë ushqimet e mëposhtme, si faktor që ndikojnë në jetëgjatësinë e njerëzve.

Në librin e tyre “Ha mirë, jeto gjatë”, dyshja ka listuar të mirat e ushqimeve që mund t’i konsumoni në mëngjes: vezë, drithëra, jogurt, banane dhe manaferrat.

Vezët – Ekspertët e ushqimit kanë shkruar se vezët janë të mbushura me vlera ushqyese që ndikojnë në një shëndet më të mirë dhe parandalojnë plot sëmundje që lidhen me moshën. “Ndikimi i tyre pozitiv në humbjen e peshës, në një shëndet më të mirë për kujtesën, sytë dhe eshtrat, lënë të kuptohet se veza është një proteinë e mrekullueshme për t’u vënë në menynë tuaj.” Njëherësh, që kanë rekomanduar që të konsumohen gjashtë vezë në javë.

Tërshëra – Tërshëra është një ndër ushqimet e shumta që bën pjesë në kategorinë e drithërave. Dyshja rekomandon edhe tërshërën, duke thënë se ky ushqim është i pasur me fibra të tretshme, që mund të ndihmojnë kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sipas tyre, ngrënia e tri racioneve të dridhërave gjatë ditës ka përfitime të mira për shëndetin.
Brewer dhe Kellow po ashtu kanë shkruar se dridhërat kanë efekt pozitiv në sistemin e qarkullimit të gjakut, të tretjes dhe imunitetit dhe reduktimin e sëmundjeve që lidhen me moshën.

Jogurti – Dyshja e ka cilësuar jogurtin ndër të tjerash si një produkt të mbushur me proteina, kalcium, fosfor, që ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj.
“Studimet kanë treguar se jogurti mund të ndihmojë në përballimin e plot problemeve shëndetësore që lidhen me moshën madhore, siç janë presioni i lartë i gjakut, osteoporoza dhe shtimi i peshës së padëshiruar.”
Studimet sugjerojnë se një porcion i vogël me kos/jogurt në ditë, ka përfitime të mëdha shëndetësore.

Bananet – Ekspertët e ushqimit thonë se bananet janë burime ushqimi të karbohidrateve (“karburante” për trurin dhe muskujt), triptofanit e vitaminës B6, të cilat janë të nevojshme për prodhimin e kimikateve që ndikojnë në përmirësimit të humorit tuaj. “Për më tepër, bananet përmirësojnë tretjen dhe mund të ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut”, kanë shkruar ato. Këshillohet që të hani tri deri në katër banane në javë.

Manaferrat – Të gjitha manaferrat janë të mira për ju. Mjekët këshillojnë të kaltërtat, vjollcet dhe të kuqet, që luftojnë antioksidantët. Ato kanë shkruar: “Por jo të gjitha manaferrat janë të njejta me njëra-tjetrën kur është fjala për jetëgjatësinë.” Rekomandohen më shumë manaferrat që kanë ngjyrë të kuqe më të errët, dhe sipas tyre duhet të hani disa racione manaferrash tri deri në katër herë në javë. Ndërkaq, kur bie fjala te pijet më të mira për jetëgjatësi, konsumimi i një sasie të caktuar të kafesë në ditë ka rezultuar se përmirëson jetëgjatësinë.

Përktheu dhe përshtati nga express.co.uk: Sinjali