image Këto lagje të Prizrenit do të mbesin 8 orë pa ujë e rrymë nesër

Sociale

Këto lagje të Prizrenit do të mbesin 8 orë pa ujë e rrymë nesër

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, në Prizren ka njoftuar se disa lagje në Prizren do të mbesin tetë orë pa ujë e pa rrymë nesër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, furnizimi i ujit dhe i energjisë elektrike do të ndërpritet, për shkak të disa punimeve që KEDS do t’i kryejë në këtë pjesë, në tension të lartë.

Sipas njoftimit, nga ora 10:00-18:00 pa rrymë do të mbesin këto lagje: Lagjja “Dardania”,  komplet lagjja “Ralin”, të gjitha rrugët në lagjen “Lakuriq”, të gjitha rrugët përreth “Shtëpisë së Bardhë”, fshati “Petrovë”, lagjja “Jeni Mahalla” dhe Kazerma e FSK-së.

Njoftimi i plotë:

Nesër disa pjesë të qytetit të Prizrenit pa furnizim me ujë

“HIDROREGJIONI JUGOR“ në PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak të punimeve nga ana e KEDS-it në tensionin e lartë, me datë 03.12.2021 prej orës 10:00-18:00 do të ndërpritet furnizimi me rrymë te Stacioni i pompave te “40 Bunar”, si rrjedhojë pa ujë do të mbesin:

• Lagjja “Dardania”,

• Komplet lagjja “Ralin”,

• Të gjitha rrugët në lagjen “Lakuriq”,

• Të gjitha rrugët përreth “Shtepisë së Bardhë”,

• Fshati “Petrovë”

• Lagjja “Jeni Mahalla”

• Kazerma F.S.K

Me rastin e funksionalizimit të rrymes, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto zona.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!/GazetaSinjali/