Nesër me 7 qershor për shkak të punimeve teknike nga KEDS-i disa lagje të Prishtinës, mund të kenë probleme me furnizimin me ujë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, zonat që mund të afektohen nga këto punime janë: Lagjet “Taslixhe”, ” Mati”, ” Sofalia”,” Zllatari”,” Zona Qendër” dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes “Bregu i Diellit”, rruga e ” Bledit” dhe rruga “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
Punimet do të zgjasin nga ora 09:00 deri në orën 18:00 dhe përfshijnë implementimin elektrik nga kontraktori i KEDS-it në stacionin e pompave, në Mirëditë./Gazeta Sinjali/