image Këto janë tri komunat me më së shumti votues nga diaspora

Këto janë tri komunat me më së shumti votues nga diaspora

news image

Të dielën e kaluar u mbajtën zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. E edhe në këto zgjedhje u përfshinë votat e diasporës, mirëpo për dallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit, në këto zgjedhje pati shumë më pak vota nga mërgata.

E nga të gjitha komunat, më së shumti votues nga diaspora ka pasur komuna e Suharekës. Në këtë komunë kanë dërguar vota me postë 1,226 mërgimtarë.

E dyta është komuna e Junikut, me 843 votues, ndërsa e treta është Gjakova me 711 votues.

Nga këto zgjedhje, 21 komuna nuk kanë arritur ta zgjedhin prijësin e tyre, që do të thotë se do të shkojnë në balotazh.

Balotazhi pritet të mbahet me 17 nëntor.

/GazetaSinjali/