image Këto janë taksitë që u ndaluan sonte në Leposaviq nën dyshimin se po bartnin migrantë sirianë

Siguri

Këto janë taksitë që u ndaluan sonte në Leposaviq nën dyshimin se po bartnin migrantë sirianë

news image

Rreth 12-13 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës sonte rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili njoftoi se janë në koordinim me prokurorin për të parë nëse ka elemente të veprës penale dhe për procedurat e mëtejshme.

Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku policia ndaloi taksitë e dyshimta. /Gazeta Sinjali/