image Këto janë partitë që i kanë dorëzuar listat e tyre zgjedhore në KQZ

Politikë

Këto janë partitë që i kanë dorëzuar listat e tyre zgjedhore në KQZ

news image

Partive politike në vend, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, u kanë mbetur më pak se 6 orë kohë për t’i dorëzuar listat e tyre të kandidatëve për deputetë për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se deri më tani për certifikim në këtë komision kanë aplikuar Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Lista Serbe, Partia Balliste, Lëvizja për Bashkëveprim e disa parti të tjera të vogla.

Në listën e partive që kanë dorëzuar listën e tyre zgjedhore mungojnë të gjitha partitë e mëdha, të cilat kanë kohë për një gjë të tillë deri në orën 18:00.


Organizimi i këtyre zgjedhjeve po bëhet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifit, e cila ishte vota e 61-të për Qeverinë Hoti./Gazeta Sinjali/