Pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paralajmëruar se disa komuna të Kosovës rrezikojnë të shndërrohen në vatra të reja të koronavirusit.
Ky rrezik, sipas IKSHPK-së, vjen nga mosrespktimi i masave preventive dhe rekomandimeve të këtij instituti.
“Është shtuar rreziku që të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar që të respektohen masat mbrojtëse dhe plani për masat lehtësuese. Kyçe, sipas tyre, është mbajtja e distancës, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve. /Gazeta Sinjali/.