Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të përditësojë të dhënat e personave që kanë votuar në nivel vendi.
Sipas KQZ-së, deri në orën 16:42, gjithsej 297 mijë e 512 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për votë.
Sipas këtyre të dhënave, komuna me pjesëmarrjen më të madhe është ajo e Kllokotit me 37.29 për qind, ndërsa me pjesëmarrjen më të vogël është ajo e Dragashit me vetëm 17.09 për qind.