image Këto janë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Këto janë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes dhe 38 raste të reja me COVID-19, përderisa numri i rasteve aktive në vendin tonë është 1 mijë e 895, raporton Gazeta Sinjali.

Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 është Prishtina me 310 raste, e ndjekur nga Prizreni me 157, Mitrovica me 115, Peja me 107 dhe Ferizaj me 100 raste aktive.

Ndërkohë që Fushë Kosova me 97 raste, Gjilani me 96, Skenderaj me 84, Suhareka me 84, Klina me 74, Podujeva me 69, Gjakova me 67, Rahoveci me 66, Lipjani me 65, Gllogoci me 63, Vushtrri me 63, Malisheva me 59, Kaçaniku me 57, Istogu me 37, Vitia me 26, Obiliqi me 25, Dragashi me 22, Kamenica me 16, Shtimja me 9, Deçani me 8, Hani i Elezit me 8, Novobërda me 5, Juniku me 4, Graçanica me 3 raste aktive.

Ndërkaq komunat me asnjë rast aktiv janë:Mitrovica e Veriut, Shtërpca, Mamusha, Ranilluga, Partesh, Kllokoti, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi./GazetaSinjali/