Faza 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, e cila do të luhet nesër.
Gjithsej do jenë tetë përballje, katër luhen të shtunën dhe katër të tjera të dielën.
E shtunë: Drenica – Dardana, Feronikeli – A&N, Vitia – Dukagjini dhe Ballkani – Trepça’89.
E diel: Trepça – Vushtrria, Liria – Ferizaj, Gjilani – 2 Korriku dhe Arbëria – Prishtina.
Të gjitha këto ndeshje do të fillojnë nga ora 12:30./Gazeta Sinjali/