image Këta janë tre të arrestuarit për rrahjen në Pejë, ku u gjuajt edhe me armë zjarri

Siguri

Këta janë tre të arrestuarit për rrahjen në Pejë, ku u gjuajt edhe me armë zjarri

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një rrahje mes disa personave që ka ndodhur dje në lagjen ‘Loxhë’ të Pejës, ku pati edhe gjuajtje me armë zjarri. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se janë arrestuar katër persona të dyshuar (njëri prej tyre i mitur), të cilët janë dërguar në mbajtje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat e dyshuar që u arrestuan janë Naim Bytyqi, Përparim Bytyqi dhe Metë Ferizi.

Sipas të njëjtave burime, Naim Bytyqi pas arrestimit, në stacion policor ka pranuar se ka poseduar armë, të cilën e ka përdorur në rastin në fjalë.

I dyshuari, nën shoqërimin e hetuesve, ka shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Kovragë të komunës së Istogut, ku i është konfiskuar arma e cila dyshohet se u përdor gjatë përleshjes dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Ndryshe, Sinjali sot publikoi detaje se si ndodhi ngjarja. Sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit Naim Bytyqi dhe Metë Ferizi kur u takuan me vetura në lagjen ‘Loxhë’, Bytyqi ka gjuajtur me armë në drejtim të të dyshuarit tjetër, të cilin pasi nuk e ka qëlluar, ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa pas një kohe u kap nga Policia.

Gjatë këtij rasti, dyshohet se kanë pësuar lëndime dy persona.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/