image Ky është rreshteri i policisë që u arrestua dhe suspendua për lëndimin trupor të një fëmije në Prishtinë

Siguri

Ky është rreshteri i policisë që u arrestua dhe suspendua për lëndimin trupor të një fëmije në Prishtinë

news image

Rreshteri i Policisë së Kosovës, gardiani i burgut dhe vëllai i tyre janë arrestuar sot nga Inspektorati i Policisë së Kosovës nën dyshimin se ata janë përfshirë në një rast të “lëndimit të lehtë trupor” të një fëmije në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, më 5 tetor të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rreshteri policor po ashtu është suspenduar nga detyra.

Gazeta Sinjali mëson se rreshteri policor i përfshirë në këtë rast është Sokol Hergaja.

Sokol Hergaja, rresheri i Policisë së Kosovës

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ai, bashkë me dy vëllezërit e tij, kishte shkuar me këtë datë në lagjen “Arbëria” ku kishte ndodhur një përleshje mes fëmijëve, në mesin e të cilëve kishte qenë edhe djali i rreshterit.

Sokol Hergaja dyshohet se e kishte mbajtur si thes boksi fëmijën që ai e fajësonte për rrahjen e djalit të tij dhe ia mundësoi të birit, që në shenjë hakmarrje ta godiste me grushte atë, gjersa ai ndodhej në duart e zyrtarit policor, pa mundësi për t’u mbrojtur./Gazeta Sinjali/