Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri të titulluar “Picasso”.
Edhe përmes kësaj kënge, Donaldi i ka kushtuar disa fjalë ish të dashurës së tij, Bora Zemanit me të cilën po dëshiron që të ribashkohet.
“Ma tha truni për me të puth, ma tha truni për me të hup, ma tha truni për me të lut, ma tha truni për me vujt”, thotë Donaldi në këngën e tij më të re.