image Kënga e re e Donaldit dedikim për Borën, fansat zbulojnë një detaj

Bota e Yjeve

Kënga e re e Donaldit dedikim për Borën, fansat zbulojnë një detaj

news image

Siç edhe ishte paralajmëruar nga Donald Veshaj, ditën e djeshme ai ka publikuar këngën e tij të titulluar “Nuk je”.

Qysh nga paralajmërimi i kësaj kënge fansat e Donaldit ishin të bindur se kjo këngë ishte një dedikim për Bora Zemanin, për arsye se në rrjete sociale ka qarkulluar një video e Donaldit derisa ishte brenda shtëpisë së Big Brother ku ai po i tregonte Semit se do t’i dedikonte Borës një këngë me një pjesë teksti ku thotë: “Jam idiot, ama jam idioti jot”.

Pas publikimit këngës përveç kësaj pjesë është vërejtur edhe një tjetër detaj që tregon se kënga mund të jetë për Bora Zemanin. Në fund të videoklipit, shfaqet numri “5”, që shënon datën kur Bora dhe Donaldi kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë.

Kujtojmë se një javë pas hyrjes në Big Brother, Donaldi takoi Borën, edhe pse ishin të ndarë dhe ky veprim i tyre u mor nga të gjithë si pajtim mes çiftit.

Por që Donaldi pas hyrjes së këngëtares kosovare Beatrix Ramosaj, është deklaruar si beqar dhe më pas nisi një romancë të re brenda shtëpisë e që mbeti vetëm brenda atyre mureve, sepse pas daljes nga Big Brother, Beatrix e Donald i dhanë fund lidhjes.

/GazetaSinjali/