image Këta janë numrat që do t`i mbajnë partitë në fletëvotim

Kosovë

KQZ/ Këta janë numrat që do t`i mbajnë partitë në fletëvotim

news image

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po mbahet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Renditja më poshtë është sipas numrit duke filluar nga numri më i vogël.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin – 112 në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Koalicioni AAK-PSD do të mbajë numrin – 119

Koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë do ta ketë numrin – 122

Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin rendor – 126.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë numrin – 134

Lista Serbe do ta mbajë numrin – 135

Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që numrat e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, të jenë nga 111 deri në 135, në mënyrë, që numri i subjektit politik të mos korrespondojë me numrin e kandidatëve për deputetë.

Ky propozim mori përkrahjen e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, të cilët thanë se në zgjedhjet e kaluara disa deputetë kanë fituar shumë vota, pasi kishin numrin e njëjtë në listë me atë të partisë.

Në vijim është lista e plotë e 26 subjekteve politike të renditura në fletëvotim:

111 Partia Liberale Egjiptiane

112 Partia Demokratike e Kosovës

113 Partia e Ashkalinjve për Integrim

114 Stranka Demokratska Akcija

115 Partija Kosovskih Srba

116 Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës

117 Pokret za Gora

118 Nova Demokratska Stranka

119 AAK-PSD 100% Kosovë

120 Sloboda

121 Samostalna Liberalna Stranka

122 NISMA- AKR PD

123 Jedinstvena Goranska Partija

124 Koalicija ‘Vakat’

125 Fjala

126 Lëvizja Vetëvendosje

127 Kosova Demokratik Turk Partisi

128 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

129 Partia Euro Atlantike e Kosovës

130 Kosovaki Nevi Romani Partija

131 Iniciativa e re Demokratike e Kosovës

132 Esmir Kasi

133 Gradanska Inicijativa Gora

134 Lidhja Demokratike e Kosovës

135 Srpska Lista

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

KQZ-ja ka informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave./ Gazeta Sinjali/