image Këta janë katër të akuzuarit për rrahjen për maska në Prizren

Siguri

Këta janë katër të akuzuarit për rrahjen për maska në Prizren

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave që më 21 nëntor të këtij viti u rrahën mes vete për maska në një qendër tregtare në Prizren. Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Blenard Avdo (22 vjeç), Blerim Avdo (45 vjeç), Tomor Çejku (36 vjeç) dhe Ardian Badalli (40 vjeç).

Këta të katërt dyshohet se u përfshinë në një përleshje për shkak të vendosjes së maskës.

Sipas akatakuzës Blenard Avdo dhe Blerim Avdo në njërën prej Qendrave Tregtare në Prizren, në bashkëkryerje i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor Tomor Çejkut.

Ndërsa Tomor Çejku, sipas aktakuzës, e sulmon fizikisht Blerim Avdon duke e kapur me duar për rroba e për gjoksi e duke e tërhequr, e më pas duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku në ndërkohë ndërhynë edhe Ardian Batalli duke e goditur me shqelm Blerim Avdon në pjesë të ndryshme të trupit.

Po ashtu, sipas Prokurorisë në Prizren, Tomor Çejku e ka kanosur me vepra, gjeste e fjalë se do ta privojë nga jeta Blenard Avdon për shkak të mosvendosjes së maskës, gjë që ka shkaktuar ankth, frikë e pasiguri te i dëmtuari.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 
/GazetaSinjali/