Sot në fshatin Maliq të Shqipërisë, u gjetën të vdekur dy vëllezër, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Report TV, viktimat janë Andrea Olldashi 33-vjeçar dhe Martin Olldashi 31-vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, dyshohet se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës dhe se Drejtoria e Policisë në Korçë është duke u marrë me rastin.
“Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./Gazeta Sinjali/