image Këta janë dy vëllezërit nga Deçani që u mbytën nga treni në Gjermani

Diasporë

Këta janë dy vëllezërit nga Deçani që u mbytën nga treni në Gjermani

news image

Hasan dhe Blerian Arifaj, vëllezërit 13 dhe 17 vjeçar nga fshati Ratish i Deçanit u goditën për vdekje nga treni sot në Bruckberg të Gjermanisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave gjermane, dy të miturit po tentonin të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt binarëve.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe asnjëri prej tyre nuk arrit që t’u mbijetojë plagëve.

Nga policia thanë se drejtuesi i trenit nuk arriti të frenonte me kohë./Gazeta Sinjali/