image Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan sonte për tentim vrasjen e 20-vjeçarëve në Ferizaj

Siguri

Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan sonte për tentim vrasjen e 20-vjeçarëve në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për tentim vrasjen e 20-vjeçarëve më 19 dhjetor të 2020-ës në Ferizaj.

Gazeta Sinjali mëson se të arrestuarit janë Zahir B. Çaka dhe Altin Sh. Çaka nga fshati Bob i Kaçanikut, të dy të moshës 19-vjeçare.

Ata dyshohet se më 19 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, ua kanë bllokuar rrugën me veturë 20-vjeçarëve K.T. dhe A.A dhe më pas kanë zbritur nga vetura dhe i kanë sulmuar me thika, duke u shkaktuar lëndime të rënda.

Pas këtij sulmi, sipas policisë, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë qenë në arrati deri sot.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/