image Kërkuan para kinse për t’ia rregulluar dokumentet për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

Siguri

Kërkuan para kinse për t’ia rregulluar dokumentet për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona sot në Fushë Kosovë, të cilët dyshohen për një rast të mashtrimit.

Rasti është raportuar dje në polici pasi të dyshuarit i kanë kërkuar para një personi për të dytën herë.

Sipas Policisë, gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit).

Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm, kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit.

Dy personat e arrestuar janë: E.B,  30 vjeç dhe A.L, 48 vjeç, të cilët pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/