Dy persona u arrestuan sot gjatë një operacioni të Policisë dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, të dyshuar për “Fajde” dhe për “Shpëlarje parash”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se të dyshuarve të cilëve iu vunë prangat e Policisë, janë Hilmi Dudi dhe Remzi Jahiri.
Jahiri dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajde” dhe “Shpëlarja e parave”.
Ndërkaq, Dudi dyshohet për veprën penale “Fajde”.
Në një komunikatë të përbashkët Policia dhe Prokuroria Speciale njoftuan se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe gjatë operacionit u sekuestruar si prova materiale: 3 mijë e 130 euro, dy telefona dhe 40 dollarë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/