image Arrestohen dy të dyshuar për fajde dhe shpëlarje parash

Siguri

Arrestohen dy të dyshuar për fajde dhe shpëlarje parash

news image

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion për bastisje në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë, i cili rezultoi me arrestimin e dy personave, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se të arrestuarit janë R.J. dhe H.D, të dyshuar për “Fajde” dhe “Shpëlarje parash”.

“Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.”

Po ashtu, me urdhër të kësaj prokurorie nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi me inicialet H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Fajde’ nga neni nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së“, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Në njoftim bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale, janë sekuestruar 3 mijë e 130 euro dhe dy telefona, si dhe 40 dollarë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/