image Këta janë dy të arrestuarit që dyshohen se falsifikuan 200 mijë euro për t'i shitur në Shqipëri

Siguri

Këta janë dy të arrestuarit që dyshohen se falsifikuan 200 mijë euro për t’i shitur në Shqipëri

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e dy personave të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 200 mijë euro, të cilat planifikonin t’i shisnin në Shqipëri.

Sinjali mëson se dy burrat që përfunduan në prangat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë Bajram Shala, 58-vjeçar nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovë dhe Astrit Kasumi, 41-vjeçari nga fshati Stanoc i Epërm i Vushtrrisë.

Me urdhër të prokurorisë, dy të dyshuarve u janë bastisur shtëpitë, mirëpo aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ky aksion nuk ka përfunduar me arrestimin e dy të të dyshuarve, pasi që për këtë rast janë intervistuar shumë persona të tjerë të dyshuar, andaj pritet që në vijim të ketë edhe sukuestrime të tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/