Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se viktimat janë Petrit Kukaj nga Shqipëria dhe Pal Komani nga Gjakova.
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se përveç viktimave, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një pasagjer./Gazeta Sinjali/