image Pamje nga aksidenti me fatalitet në Gjakovë, në të cilin vdiqën dy persona

Pamje nga aksidenti me fatalitet në Gjakovë, në të cilin vdiqën dy persona

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se dy persona kanë humbur jetën sonte rreth orës 18:00 në një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Nga policia për Gazetën Sinjali thanë se aksidentin e ka shkaktuar një shofer me një automjet me targa të Shqipërisë i cili kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke dalë kështu në shiritin tjetër të rrugës, me ç’rast ka goditur një veturë tjetër.

Përveç dy viktimave, nga policia bënë të ditur se është edhe një pasagjer i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Gazeta Sinjali nga burimet e saj mëson se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë katër persona, dy qytetarë nga Gjakova dhe dy shtetas të Shqipërisë.

Gazeta Sinjali po ashtu ka arritur të sigurojë pamje nga ky aksident i rëndë, të cilat i gjeni më poshtë./Gazeta Sinjali/