image Këta janë 21 personat që u arrestuan në aksionin e sotëm të Krimeve Ekonomike

Siguri

Këta janë 21 personat që u arrestuan në aksionin e sotëm të Krimeve Ekonomike

news image

Sot, Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe zyrave të kësaj agjencie në disa rajone të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aksion është zhvilluar dhe po vazhdon në disa lokacione të vendit. Sipas burimeve të Sinjalit përveç rajonit të Prishtinës, përkatësisht Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ky aksion shtrihet edhe në rajonin e Pejës dhe të Gjilanit.

Cak i këtij operacioni janë edhe Komuna e Podujevës, Vitisë, Fushë-Kosovës dhe Istogut.

Gjatë këtij aksioni, në prangat e Policisë së Kosovës deri tani janë arrestuar 21 persona, në mesin e tyre zyrtarë publikë, qytetarë dhe biznesmenë.

Arrestimi i tyre u bë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”.

Gazeta Sinjali ka arritur të që të sigurojë emrat e 21 të arrestuarve gjatë këtij aksioni, të cilët dyshohet për veprat e lartcekura.

  1. Valentina Kabashi, 1986, Istog
  2. Valon Hoti, 1979, Podujevë
  3. Afrim Abazi, 1973, Istog
  4. Kastriot Berisha, 1979, Pejë
  5. Flamur Zeqiri, 1968, Prishtinë
  6. Bekim Shala, 1977, Pejë
  7. Fuat Morina ,1976, Pejë
  8. Halil Krasniqi, 1982, Lipjan
  9. Gzim Morina, 1982, Pejë
  10. Blerim Mulliqi, 1985, Pejë
  11. Bejtullah Pira, 1965, Viti
  12. Enver Ibishi, 1971, Ferizaj
  13. Kujtim Zariqi, 1976, Prishtinë
  14. Arsim Qela, 1963, Drenas
  15. Habibe Dauti, 1970, Gjilan
  16. Musa Nikovazi, 1957, Gjakovë
  17. Lulzim Hajdaraj, 1981, Pejë
  18. Daut Kabashi, 1960, Istog
  19. B.A., 1989, Lipjan
  20. Sali Kelmendi, 1982, Pejë
  21. Granit Avdyli, 1985, Viti

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e këtij aksioni.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/