image Aksioni “Shpata” në Veri: Zbulohen 3 laboratorë drogë, dy të arrestuar (PAMJE)

Siguri

Aksioni “Shpata” në Veri: Zbulohen 3 laboratorë drogë, dy të arrestuar (PAMJE)

news image

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar një operacion policor anti-drogë në Mitrovicë Veriore.

Me anë të një postimi të ri, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë nga ky operacion.

Sipas PK-së, nga operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratore me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

PK gjithashtu ka njoftuar se deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy (2) persona të dyshuar meshkuj serb.

Më poshtë postimi i plotë:

/GazetaSinjali/