image Këshilltari i Zelenskyt kritikon deputetët e BE-së se po e shtyjnë Rusinë për masakra në Ukrainë

Botë

Këshilltari i Zelenskyt kritikon deputetët e BE-së se po e shtyjnë Rusinë për masakra në Ukrainë

news image

Këshilltari i Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak së fundmi ka kritikuar deputetët e Bashkimit Evropian, për deklaratat e tyre.

Podolyak tha se një politikan gjerman deklaroi hapur se NATO nuk do të ndërhyjë në konflikt dhe nuk do të krijojë një zonë ndalimi, gjë e cila inkurajon Rusinë që të bëjë masakra në Ukrainë.

Çdo deklaratë e tillë e politikanëve të BE-së inkurajon Rusinë të masakrojë në Ukrainë. Nëse nuk e njihni luftën dhe keni frikë nga Putini, të paktën mos bëni deklarata provokuese”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/