image Këshilltari i presidentes Osmani: Serbia po e kërcënon Kosovën me agresion policor dhe ushtarak

Siguri

Këshilltari i presidentes Osmani: Serbia po e kërcënon Kosovën me agresion policor dhe ushtarak

news image

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratave të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Vela përmes një postimi në Twitter ka thënë se regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë në kërcënim të hapur për të përdorur forcat policore e ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës.

“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë, në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore dhe ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, shkroi Vela.

blerim b

Lexo më shumë rreth zhvillimeve të fundit në veri:

/GazetaSinjali/