image Këshilltari i Pacollit thotë se Osmani nuk po i mbron deputetët: Është bërë kartë loje e Kurtit

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Pacollit thotë se Osmani nuk po i mbron deputetët: Është bërë kartë loje e Kurtit

news image

Këshilltari i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka akuzuar kryeparlamentares Vjosa Osmani për siç thotë ai, heshtjen e saj karshi kërcënimeve që po i bëhen Pacollit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyberaj thotë se Osmani ka lejuar vetën që të bëhet “kartë loje” e Kurtit në luftën e këtij të fundit kundër opozitës dhe thotë se me këtë heshtje ajo nuk po e nderon as kuvendin e as vendin.

“…Befasia është se si ndodh që Kryetarja e Kuvendit të Kosovës që pretendon të mbrojë ligjin dhe kushtetutën, ka mbajtur heshtje ndaj kërcënimeve të frikshme ndaj një deputeti të zgjedhur nga populli i Kosovës. Ajo e ka lejuar veten të bëhet pjesë e kësaj loje politike që synon të sulmojë të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga qeveria aktuale. Ajo nuk po e nderon as Kuvendin, as vendin me heshtjen e saj. Por e ka lejuar veten të bëhet një kartë loje e Kurtit në luftën e tij kundër opozitës”, ka shkruar ai në Facebook.

Me këtë rast, këshilltari i Pacollit i ka kujtuar Osmanit vitet 1989-1990 kur u sulmuan deputetët e asaj kohe dhe se si kryetari i Kuvendit të atëhershëm, Iljaz Ramajli, i kishte mbrojtur deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Kur në vitet 1989-1990 u sulmua mandati dhe detyra e një deputeti, sepse ata mendonin ndryshe nga regjimi, Iljaz Ramajli e dinte detyrën e tij dhe mori drejtimin për të mbrojtur deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Adem Mikullovci i cili asokohe ishte deputet, Melihate Termkolli dhe shumë të tjerë mund t’i tregojë Vjosa Osmanit se çfarë kuptimi kishtë të mbrohej mandati i një deputeti”, ka shkruar Zybera./Gazeta Sinjali/