Në media vendore është raportuar se mund të jetë shtyrë për një datë tjetër takimi në Washington ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte paraparë të mbahej më 2 shtator.
Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë mohuar se është shtyre takimi. Këshilltari i shefit të Qeverisë, Xhavit Beqiri ka thënë për Gazetën Sinjali se nuk ka informacion se takimi në Washington është shtyrë.
“Me ta thënë të drejtën u befasova edhe unë sepse nuk e kam atë informacion. Deri më tani nuk kemi informacion së është shtyrë takimi. Po ta kishin informacion ne menjëherë do ta bënim publik”, ka thënë Beqiri.
Më 2 shtator është planifikuar të mbahet një takim në Shtëpinë e Bardhë, në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ftesë të emisarit special të SHBA-së për këtë çështje, Richard Grenell. /Gazeta Sinjali/