image Këshilltari i Haradinajt ironizon me VV-në e LDK-në: Për tre muaj, NATO e kapitulloj Jugosllavinë

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i Haradinajt ironizon me VV-në e LDK-në: Për tre muaj, NATO e kapitulloj Jugosllavinë

news image

Gazmend Syla, këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar bisedimet rreth arritjes së marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me të dy partitë duke thënë se për tre muaj NATO e kishte kapitulluar Jugosllavinë, ndërsa VV dhe LDK ende nuk po mund të arrijnë marrëveshje për koalicion.

“Nuk po e shikojnë mbase kalendarin që të shohin se kaluan tre muaj.

Për tre muaj, NATO e kapitulloj Jugosllavinë, e këta ende nuk i ndanë karriget”, ka shkruar Syla në Facebook./Gazeta Sinjali/