Dy këshilltarët kryesorë për ekonomi të presidentit amerikan Donald Trump, kanë dhënë parashikime të frikshme për çështjen. Këta këshilltarë madje kanë parashikuar që shkalla e papunësisë mund të shkojë deri në 20 për qind deri në muajin e ardhshëm.
Deklaratat nga këshilltarët për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë, Kevin Hassett dhe Steve Mnuchin erdhën vetëm tri ditë pasi Departamenti i Punës raportoi shifrat më të larta të papunësisë që nga Depresioni i Madh, dhe derisa shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar 80 mijëshin.
Gjatë kësaj kohe, një panel i senatit njoftoi se katër zyrtarë të administratës që duhej të dëshmonin fizikisht mbi pandeminë këtë javë do të bëjnë një videokonferencë për shkak të afërsisë që kishin pasur me dy anëtarë tjerë stafi që kishin rezultuar pozitivisht me koronavirus.
Një prej këtyre anëtarëve të stafit është këshilltar i Zv.Presidentit Mike Pence.
Me një shkallë të tillë të rritjes së papunësisë, nënkuptohet se SHBA-ja do të arrinte në mbi 24 për qind deri në dy muaj më vonë. Kjo do ta bënte SHBA-në që të kishte përqindje më të lartë të papunësisë se sa Kosova.
Së fundi, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka deklaruar se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur për 6,6%, duke arritur në 24,1%. Përqindja e papunësisë formale në Kosovë është ulur edhe më shumë ndërkohë pasi numri i punëtorëve të regjistruar është rritur. Por, këto shifra të qeverisë sonë janë marrë me rezervë nga opinioni publik./ Gazeta Sinjali/