Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar në mënyrë unanime për marrëveshjen në mes të VV-së dhe LDK-së.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, gjatë një konference për media ka thënë se të gjitha votat ishin në mbështetje të koalicionit me VV-në.
“Siç ju kemi njoftuar sot në orën 13:00 është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm, i cili në mënyrë unanime ka votuar marrëveshjen në mes të LVV dhe LDK-së, pra as një votë kundër dhe as një votë abstenim. Siç e keni dëgjuar edhe nga vetë kryetari Mustafa për ndarjen e posteve. Këshilli i LDK-së në mënyrë unanime e ka votuar marrëveshjen me VV-në”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/