Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka publikuar të dhënat e çmimeve të rrymës në Kosovë dhe në vendet fqinje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të paraqitur në grafikë, konsumatorët shtëpiakë në Kosovë paguajnë energjinë elektrike më së liri krahasuar me ato të vendeve fqinje.
Sipas KESCO-s, për një muaj një konsumator shtëpiak në Kosovë paguan mesatarisht 58.43 euro, gati dyfishë më pak, sesa paguan një konsumator i tillë në Mal të Zi, ku tarifa mujore për një shtëpi arrin deri në 112.72 euro.
Çmimet më të larta të energjisë elektrike sesa në Kosovë, KESCO thotë se janë edhe në Serbi, Maqedoni të Veriut e Shqipëri.
“*Ndarja e përqindjes së konsumit në ‘Tarifë të lartë’ dhe ‘Tarifë të ulët’ është bërë sipas mesatares së shpërndarjes së konsumit në TL dhe TU të konsumatorëve shtëpiak në Kosovë, me matës 2 tarifor, në vitin 2021. Po ashtu në këto çmime është e përfshirë edhe TVSH-ja”, thuhet në njoftimin e KESCO-s./GazetaSinjali/