image Kërkohet paraburgim për ish komandantin Azem Veseli dhe katër të arrestuarit e tjerë për fajde

Drejtësi

Kërkohet paraburgim për ish komandantin Azem Veseli dhe katër të arrestuarit e tjerë për fajde

news image

Sot në orën 17:00 do të mbahet seanca ndaj 5 të arrestuarve për fajde për rajonin e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndaj pesë të dyshuarve Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se një nga të arrestuarit në rajonin e Pejës, është edhe ish-komandanti i brigadës 133, Azem Veseli.

Veseli dhe pesë të dyshuarit e tjerë janë arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë.

Përveç arrestimit, Prokuroria Themelore në Pejë dje ka njoftuar edhe për kontrollin e disa lokacioneve, ku u sekuestruan vetura, para e dokumente.

/GazetaSinjali/