image Kërkohet paraburgim për djalin që dyshohet se e vrau me sëpatë në kokë babain e tij në Fushë Kosovë

Drejtësi

Kërkohet paraburgim për djalin që dyshohet se e vrau me sëpatë në kokë babain e tij në Fushë Kosovë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për personin me çrregullime mendore, kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., pasi dyshohet se i njëjti ka vrarë babin e tij.

Gazeta Sinjali dje ka raportuar ekskluzivisht duke u thirrur në burime se djali dyshohet që ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij në Fushë Kosovë.

Raportimet e Gazetës Sinjali për krimin e rëndë i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar.

“ Më datën 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë./Gazeta Sinjali/