image Kërkohet paraburgim për burrin nga Deçani që dyshohet se theri me thikë vajzën e tij

Drejtësi

Kërkohet paraburgim për burrin nga Deçani që dyshohet se theri me thikë vajzën e tij

news image

Një rast i rëndë i dhunës në familje u raportua se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Deçan, atje ku një burrë dyshohet se ka ther me thikë vajzën e tij, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Lajmin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, të cilët treguan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Prapaqan të komunës së Deçanit.

Për Gazetën Sinjali, Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit.

Po mund të ju konfirmoj, se Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Nikçi.

Shkaku i kësaj therje, sipas zëdhënësit Fadil Gashi, dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje mes babait dhe të bijës.

Viktima më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan për trajtim mjekësor dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar edhe thikën e cila dyshohet se është përdorur nga babai për ta therë të bijën.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/